Veliaj vizitë dy ditore në Aleksandri, kryebashkiaku: Tirana 2025 do të jetë simboli i bashkëjetesës Mesdhetare të Kulturës dhe Dialogut

Nov 8, 2024 | 19:25
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë dy-ditore në Aleksandri, Egjipt, ku u prit në një takim nga Guvernatori i Aleksandrisë, Zëvendës-Admirali, Ahmed Khaled Hassan Said.

veliaj aleksandri

Në këtë takim, ata zhvilluan diskutime mbi perspektivat dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve kulturore mes Tiranës dhe Aleksandrisë, dy qytete të cilat në vitin 2025 do të bashkëndajnë titullin Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut.

“Tirana është zyrtarisht kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, bashkë me Aleksandrinë e famshme, ku prej 200 vitesh kemi pasur një koloni shqiptarësh, të Andon Zako Çajupit, të Jani Vretos, të Thimi Mitkos. Një pasuri e jashtëzakonshme që na jepet si mundësi sot për të treguar kulturën tonë këndej dhe andej Mesdheut. Ndaj, e vlerësoj shumë gatishmërinë e qeverisë së Egjiptit, të princeshës së Jordanisë, të të gjithë Unionit të Mesdheut, për ta bërë Tiranën simbolin e bashkëjetesës Mesdhetare të Kulturës dhe të Dialogut”, tha Veliaj pas vizitës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura