Veliaj takim në SHBA me kryebashkiaken e Ksenias, ndjek stërvitjen e atletëve të Tiranës që po trajnohen në akademinë elitare amerikane

Sep 19, 2023 | 10:05
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku, Erion Veliaj është  është ndalur në Ksenia të Ohajos, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

veliaj

Gjatë ndalesës atje, ai ka ndjekur nga afër stërvitjen e atletëve të Tiranës, të cilët po stërviten në fushat e “Kompleksit Sportiv Atletët në Veprim”, për t’u përgatitur për Lojërat Olimpike të vitit 2024 në Paris.

“Rrugës për javën e  OKB në NYC, ndalova në Ohio për të përshëndetur atletet nga peshëngritja, boksi, mundja dhe taekëando te KS Tirana, që falë bashkëpunimit të @CityOfTirana dhe @AIAusa po trajnohen në akademinë e njohur elitare amerikane”, thekson Veliaj.

erion veliaj

Ai u takua edhe me kryebashkiaken e Ksenias, ndërsa u shpreh se kur ishte adoleshente, ajo ka shërbyer si vullnetare në Tiranë.

“Një ndalesë e shkurtër në qytetin e Ksenias, Ohio, ku sportistët elitarë të Tiranës po stërviten në terrenin e @AIAusa. Ishte kënaqësi të takoja kryebashkiaken Sarah Mays, e cila ka qenë vullnetare në Tiranë, në vitet ’90, kur ishte adoleshente, kurse tani drejton një qytet të hapur! Mikpritje e shkëlqyer!”, shtoi Veliaj!

Pas vizitës në Ohajo, Veliaj do të udhëtojë për në Nju Jork, për të marrë pjesë në Samitin “Strong Cities”, ku do të diskutohet për zhvillimin e qyteteve në dekadën e fundit, duke përfshirë menaxhimin e krizave dhe sfida të tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura