
KORÇE- Një 64- vjeçar, punëtor në mirëmbajtjen e rrugëve ka gjetur vdekjen si pasojë e të ftohtit.
Sipas të dhënave 64-vjecari nga fshati Gjonomadh ishte duke udhëtuar në këmbë për në shtëpinë e tij, pas përfundimit të punës por nuk ka mundur t’i mbijetojë të ftohtit. Ka qenë një fqinji i tij i cili e ka gjetur trupin e pajetë në hyrje të fshatit, një pjesë e vështirë për tu kaluar në këmbë.
Pas sinjalizimit të policisë është bërë edhe transportimi i trupit të pajetë për kryerjen e autopsisë ndërsa paraprakisht dyshohet se Metellari mund të ketë vdekur si pasojë e të ftohtit për shkak se në trupin e tij nuk janëe konstatuar shenja dhune duke përjashtuar kështu pistën e ndonjë krimi të mundshëm.
Mendohet se reshjet e dendura të dëborës dhe era e fortë që fryn në këtë zonë i kanë shkaktuar atij vdekjen.
Dhorjela Demkolli
© Panorama.al











