Vdes foshnja 11 muajshe, policia nis hetimet

Aug 26, 2011 | 12:09

DURRES- Policia nis hetimet per vdekjen e nje foshnje 11 muajshe, e cila ka nderruar jete, pak dite pas shtrimit te saj ne spital.

Hetimet nisen pas denoncimit te prinderve te se vogles, te cilet akuzojne mjeket per mjekim te pakujdesshem.

Sipas policisë, foshnja Adesa Xhangoli, 11-muajshe, banuese në Durrës eshte shtruar ne repartin e pediatrise ne spitalin e Durresit. Ajo eshte sjelle me temperature te larte dhe mjeket ne Durres, e kane derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku rreth orës 21.00 ka gjetur vdekjen.

Nga ana e policisë lidhur me këtë ngjarje u kryen veprimet e para hetimore dhe po vazhdon kryerja e ekzaminimit mjeko-ligjor me qëllim saktësimin e shkaqeve të vdekjes, përfshirë këtu edhe trajtimin mjekësor të dhënë nga personeli i spitaleve.

© Panorama.al

Te lidhura