Vdes e vetëhelmuar 22-vjeçarja

Aug 30, 2011 | 10:41

FIER – Një 22-vjeçare i jep fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Policia tha se ngjarja ndodhi në fshatin Ndërmënas të komunës së Libofshës, rreth 15 km larg qytetit të Fierit. Viktima është 22-vjeçarja Redona Doko, e cila dyshohet se e ka konsumuar lëndën helmuese që në orët e para të mëngjesit. Ka qenë motra e viktimë s, e cila e ka gjetur dje rreth orës 08:00 në momentet e fundit të jetës. Ajo ka dhënë alarmin dhe të afërmit e saj e kanë dërguar menjëherë në spitalin e Fierit, por përpjekja e bluzave të bardha rezultoi e kotë, pasi viktima ndërroi jetë disa minuta pas mbërritjes. Mësohet se viktima jetonte me prindërit dhe motrën. Ajo ishte e fejuar në një fshat fqinj, por i fejuari i saj ndodhej si emigrant në Itali. Familjarët kanë mohuar të dinin ndonjë shkak që mund ta ketë çuar vajzën e tyre drejt këtij akti fatal. Dyshohet se viktima i ka dhënë fund jetës në kushtet e një depresioni të rëndë, si pasojë e ndonjë grindjeje të mundshme me të fejuarin e saj ose edhe prishja e kësaj lidhjeje. m.r

© Panorama.al

Te lidhura