Vdiq në maternitet, policia: Nga pakujdesia

Jun 5, 2011 | 13:40

KORCË- Ekspertiza mjeko-ligjore e bërë në prezencë edhe të mjekëve nga Tiranë tregoi se, Fatbardha Aliko, 49 vjeç e cila humbi jetën një ditë më parë në maternitetin e Korçës, ka ardhur si rezultat i mjekimit të pakujdesshëm.

Policia njoftoi zyrtarisht kryerjen e autopsisë dhe rezulatet që tregojne se vdekja ka ardhur nga pakujdesia. Sipas policisë, mjekët të cilët janë marrë me mjekimin e Alikos do të ndiqen penalisht.

Fatbardha Aliko u gjet e vdekur dje në maternitetin e Korcës, ku qëndronte prej 10 ditësh, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Gruaja, nënë e dy fëmijeve ka bëre një ndërhyrje kirurgjikale ne miter, operacion, qe nje dite me parë edhe nga policia u cilësua si i suksesshëm.

Familjërët e viktimës që gjatë ditës së djeshme kërkuan që policia t’i përqëndronte hetimet e saj në pistën e mjekimit të pakujdesshëm.

© Panorama.al

Te lidhura