Vdekja e Winehouse trondit botën

Jul 24, 2011 | 13:06

Vdekja e papritur e këngëtares britanike ka tronditur botën.

Amy Winehouse, e cila i këndoi luftës së saj me alkolin dhe drogën në hitin e njohur ndërkombëtar “Rehab”, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Londër. Policia nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me shkakun e vdekjes.

Duke reaguar ndaj lajmit, ylli amerikan, Toni Benet, e ka quajtur atë “artiste me përmasa të mëdha” dhe tha se është i pikëlluar thellë me vdekjen e saj tragjike.

Akademia e Shteteve të Bashkuara, e cila ndan çmimin Grammy, tha se Amy Winehouse ishte “një intepretuese dinamike, e cila kishte përzier rock-un, jazz-in, pop-in dhe shpirtin dhe kishte krijuar një tingull”.

Këngëtarja e ndjerë kishte fituar pesë çmime Grammy.

Me vdekjen e saj, Winehouse i bashkohet grupit të yjeve të famshëm të rock-ut, që ndërruan jetë në moshën 27-vjeçare. Klubi famëkeq “27” përfshin anëtarin e Rolling Stones, Brajan Xhons, kitaristin Xhimi Hendriks, këngëtaren Xhenis Xhoplin, këngëtarin e grupit “The Doors”, Xhim Morison, dhe Kërt Kobejnin e “Nirvana”-s.

 

© Panorama.al

Te lidhura