Vdekja e minatorit,detyrim paraqitje të akuzuarve

Jul 4, 2012 | 19:21
Zona D në Bulqizë, ku humbi jetën minatori

DIBER- Gjykata e Dibres ka vendosur sot masen e sigurise “detyrim paraqitje” per tre te arrestuarit, te akuzuar si pergjegjes per vdekjen e minatorit Dilaver Koci, qe humbi jeten ne thellesine e galerise, ne Bulqize.

Sipas vendimit te sotem, tre të arrestuarit, Ramazan Nesimi, administrator i firmës, Bardhyl Rama, kryeinxhinier i subjektit minerar dhe Sabah Hoxha, teknik përgjegjës jane lene te lire, por duhet te paraqiten per interes te vijimit te hetimeve.

Vetem nje dite me pare, zyrtarë të Prokurorisë së Dibrës sqaruan se po synohet në plotësimin e dokumentacionit ligjor për të bindur Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër se tre të arrestuarit, janë fajtorë për vdekjen e minatorit dhe se duhet të qëndrojnë në “burg pa afat”.

“Ne mendojmë se hetimet janë në rrugë të mbarë dhe tre të arrestuarit nuk duhet të kishin lejuar minatorin Dilaver Koçi të hynte i vetëm në galeri, kur dihet se në rrugën kryesore kishte defekt dhe se ai duhej eliminuar me kujdes të veçantë. Grumbullimi i dokumenteve dhe marrja e shumë dëshmive do të na ndihmojnë për t’i thënë Gjykatës se në rastin konkret janë shkelur rregullat e sigurimit teknik në punë dhe se jeta e Koçit mund të ishte shpëtuar”, thanë burime pranë Prokurorisë Dibër, cituar sot nga gazeta “Panorama”.

© Panorama.al

Te lidhura