Vdekja e Fialkovës, Haxhinasto mesazh ngushëllimi

Aug 24, 2011 | 11:04

TIRANE- Ministri i jashtëm i Shqipërisë Edmond Haxhinasto ka shprehur sot ngushellimet per ndarjen nga jeta te ambasadores ceke ne venditn tone, Fialkova.

Në një letër drejtuar homologut te tij  Shvarcenberg, Haxhinasto ka shprehur keqardhje për vdekjen e parakohshme të ambasadores çeke në Tiranë Fialkova.

“Ambasadorja Fialkova ishte diplomate e nivelit të lartë. Ajo ka dhënë kontribut në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve” ka theksuar Haxhinasto.

Gjithashtu ministri Haxhinasto u ka shprehur ngushëllimet e tij edhe të afërmëve dhe familjarëve të ambasadores ceke.

© Panorama.al

Te lidhura