Opinioni publik botëror e ka shumë të vështirë të besojë se Osama bin Laden ka vdekur. Disa pjesë të mistershme të aksionit dhe refuzimi i autoriteteve amerikane për të publikuar trupin e tij pa jetë kanë rritur dyshimet se lideri i talebanëve mund të ketë vdekur me të vërtetë. Sipas një sondazhi, vetëm pak më shumë se 50 për qind e botës beson se Osama bin Laden ka vdekur. Sondazhi i kryer nga kompanisë DOXA, e cila ka intervistuar mbi 21 mijë persona në 25 vende të botës, tregon se pyetjes “Personi i vrarë, a është me të vërtetë Bin Laden?”, i janë përgjigjur po vetëm 53 për qind.











