Vdekja e Asanajt, FBI nis hetimet në Kosovë

Jul 5, 2012 | 9:16
Dino Asanaj

Hetuesit e FBI-së kanë mbërritur në Kosovë per hetimet lidhur me vdekjen e Dino Asanajt, ish-shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka konfirmuar Ambasada amerikane. Ekspertët amerikanë ishin në Departamentin për Mjekësi Ligjore. Nga aty kanë marrë raportin e autopsisë, prova dhe ekzaminime tjera në lidhje me rastin.

Fjala përfundimtare e tyre në cilësi të super ekspertëve pritet t’i qartësojë shumë mistere, shkruan “Express”.

Por, më shumë se kaq, atë që do ta thonë e shkruajnë, mendohet se do të jetë përgjigje në pikëpyetjen e madhe – për rrethanat nëse Dino Asanaj, ish-Shef i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), është vrarë apo vetëvrarë.

“Ambasada amerikane konfirmon që hetuesit në fjalë janë në Kosovë dhe janë duke kryer punën konform kërkesës që u është bërë”, thonë për “Express” zyrtarë të sektorit për marrëdhënie me publikun të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë. /express/

© Panorama.al

Te lidhura