Vazhdojnë trazirat në Angli, Londra e qetë

Aug 10, 2011 | 10:46

Dhunë sporadike është shënuar në disa qytetë të Anglisë, ndërsa Londra ka kaluar një natë relativisht të qetë, raporton BBC.

Natën e shkuar disa qytete u prekën nga trazirat, Salford, Liverpool, Nottingham and Birmingham ku pati plaçkitje të dyqanevë në masë.

Tre persona vdiqën nga goditja që morën nga një makinë në Birmingham, por banorët e lagjes pretendojnë se ishin duke mbrojtur shtëpitë e tyre. Policia ka nisur hetimet lidhur me vdekjet.

Shefi i policisë së Manchester u shpreh se gjatë natës oficerët e policisë janë përballur me nivele të jashtëzakonshme të dhunës.

Sipas të dhënave të policisë, deri tani janë arrestuar rreth 113 persona në qytete e Manchester and Salford, pasi qindra të rinj  plaçkitën dyqane dhe i vunë zjarrin makinave dhe shumë ndërtesave

© Panorama.al

Te lidhura