Vazhdojnë operacionet nga ajri, 13 vatra aktive

Sep 5, 2012 | 21:40
Helikopteri slloven

TIRANE- Operacionet nga ajri kanë ndihmuar sot në fikjen e disa vatrave të zjarrit, ndërsa numri i tyre është reduktuar në 13 vatra aktive në të gjithë vendin.

Sipas ministrisë së Brendshme, sot kanë vijuar gjatë gjithë ditës operacionet nga  ajri të helikopterit të tipit Cugar, vënë në dispozicion nga Republika Sllovene me kapacitet 4 ton, avionet e tipit Canader të dërguar nga Republika Italiane dhe ai turk me kapacitete 8 ton, duke mundësuar kështu fikjen  e disa vatrave zjarresh dhe izomin e vatrave të tjera.

Operacionet nga ajri do të vijojnë gjatë gjithë ditës së nesërme në zonën verilindore.

Në të gjithë qarqet e vendit, rezultojnë 13 vatra aktive zjarresh.

Qarku Dibër: Ka 4 vatra  zjarri aktive. Vatra e zjarrit në Kacni, komuna Selishtë  vazhdon

të jenë aktivë, edhe pas ndërhyrjeve të vijueshme nga ajri.

Zjarri në ekonominë pyjore në Zallë-Gjoçaj, Derjan, rrethi Mat, zjarri në “Luçan – Batër”, Martanesh dhe zjarri tek Liqeni i Zi, Bulqizë, janë vënë nën kontroll. Ndërsa dy vatrat në afërsi të Parkut Kombëatar të Lurës janë izoluar.

Qarku Korçë. Ka 1 vatra zjarri aktive. Vatra e zjarrit në fshatin Kamenicë, komuna Mollas,  është riaktivizuar gjatë pasdite së sotme.

 

Qarku Kukës: Ka 3 vatra zjarri aktive. Vatra e zjarrit në vendin e quajtur Rrethi i Bardhë, mbi fshatin Kukaj, komuna Margegaj, është shumë aktiv. Po kështu, edhe vatrat e zjarrit në fshatin Dragobi, komuna Margegaj dhe vatra e zjarrit në vendin e quajtur Moraje, komuna Bujan mbeten problematike.

 

Qarku Shkodër: Ka 5 vatra zjarri aktive. Në rrethin Shkodër:  Ka 1 vatër zjarri në fshatin Balza, komuna Shosh.

Në Rrethin Pukë, vazhdojnë të jenë 4 vatra zjarri aktive. Vatra e zjarrit në fshatin Arst Miliska, komuna Fierzë, e shfaqur rreth mesditës, është shumë problematike. Po kështu edhe vatra në fshatin Iballë, komuna Iballë është aktive, së bashku vatrën në fshatin Dardhë, komuna Blerim.

Ndërsa vatra në fshatin Orosh, komuna Qafë Mali, është mbyllur thuajse plotësisht.

 

Gjatë ditës së sotme dy avionë kanë operuar për shuarjen e këtyre vatrave të zjarrit.

Vatra e zjarrit në zonën Mzi, pas ndërhyrjes nga ajri është izoluar dhe po mbahet nën kontroll.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura