
Ministria e Brendshme për herë të dytë brenda ditës njoftoi për situatën në zonat e prekura nga reshjet e dëborës dhe veprimtaritë e kryera sot nga strukturat e angazhuara për përballimin e situatës.
Qarku i Shkodrës
Rrethi Malësi e Madhe
Të gjitha akset rrugore të 5 njësive vendore (Bashkia Koplik, Komuna Qendër, Komuna Gruemirë, Komuna Shkrel dhe Komuna Kastrat) janë të zhbllokuara dhe qarkullohet lirshëm duke përfshirë rrugët nacionale dhe ato rurale si dhe vetë aksin rrugor Shkodër – Han i Hotit. Po e njëjta situatë ndodhet edhe në Komunën Kelmend ku akset rrugore Rapshë-Tamarë, Tamarë-Selcë dhe Tamarë-Vukël janë të kalueshme, ndërsa vazhdon të jetë i bllokuar segmenti Selcë-Vermosh.
Rrethi Pukë
Rrugë nacionale të kalueshme me zinxhir janë akset: Shkodër – Pukë, Fushë Arrëz – Pukë, Pukë – Qafë Qelë, Kryqëzim Hadroj – Qafë Benë.
Eshtë bërë e mundur hapja e segmenteve: Bardhet (Komuna Qafë Mali) – Lak Roshi, Bardhet – Orosh (segment i rrugës Bardhet – Iballë) dhe Lumbardh – Tuç.
Po punohet aktualisht në këto rrugë:
Rruga Qelëz është hapur 5 km nga 8.8 km
Rruga Iballës hapur 10 km nga 32 km
Rruga Shllak është hapur 15 km nga 26 km
Rruga Dugagjin është hapur 22km nga 76 km
Rruga Tamar – Vermosh është hapur 7km nga 36 km
Përsa u takon emergjencave shëndetësore të ditës së sotme, datë 16.02.2012 ju informoj se është kryer:
1. transport me helikopter në Pult (2 të sëmurë, një 65 vjeç dhe një femijë tre vjeç)
2. transport me helikopter nga zona e Vermoshit (një i sëmurë me probleme kardiake)
3. transport me helikopter komuna Blerim (grua shtatzanë është transportuar në spitalin e Pukës).
Drejt komunës Fierzë u transportua mjeku dhe medikamentet.
NDIHMA USHQIMORE
Në Komunën Temal janë dërguar 3 ton ushqime nëpërmjet forcave të ushtrisë (miell, vaj, sheqer)
QARKU KUKËS
Rruga e Kombit është tërësisht e hapur në 4 korsitë, lëvizet pa vështirësi.
E hapur pjesa më e madhe e segmentit Kukës – Bushtricë (mbeten 2 km deri në destinacion)
Hapur segmenti Kukës – Shën Mëri deri në fshatin Dhesh.
Hapur segmenti Kukës – Krum – Q. Prush deri në afërsi të Kamit.
Funksionon segmenti Qafë Morinë – Bajram Curri dhe segmenti Fierzë – Bajram Curri.
Janë të komunikueshme qendrat e komunave:
Topojan, Tërthore, Bicaj, Shtiqën, Kolsh, Malzi, Krumë, Ginaj, Fajzë, Golaj, Fierzë, Bujan, Margegaj, Tropojë fshat.
Është dhënë ndihma shëndetësore duke transportuar me helikopter 2 gra (njëra shtatzanë) nga komuna Kalis drejt spitalit rajonal dhe 1 fëmijë nga komuna Malzi drejt spitalit rajonal me transport rrugor.
Janë dërguar ndihma ushqimore në bashkinë Bajram Curri, komunat Bujan, Llugaj, Margegaj, Tropojë fshat.
Helikopteri i FA fluturoi në fshatin Curraj i Epërm në komunën Lekbibaj, ku pretendohej nga disa media se ishin humbur 10 banorë dhe u kontaktua me të gjithë banorët e këtij fshati, të cilët gëzonin shëndet të plotë dhe u furnizuan me ushqime.
QARKU DIBER
Aksi nacional Tiranë – Burrel – Bulqiz – Peshkopi është i hapur dhe qarkullohet.
Aksi nacional Peshkopi – Qafë Buall është i qarkullueshëm në dy kalime nga automjete të pajisura me zinxhirë.
Aksi nacional Ura e Skurajve – Qafë Buall është i qarkullueshëm nga automjetet.
Aksi nacional Qafë Buall – Krastë – Martanesh i kalueshëm nga automjetet me zinxhirë.
Aksi rrugor Muhurr – komuna Arras është i qarkullueshëm nga automjetet të pajisura me zinxhirë.
Vazhdon punën për çeljen e rrugës nga Kastrioti – Komuna Fushë Çidhën. Rruga është hapur deri në në fshatin Lakas.
Është i kalueshëm segmenti rrugor Koben – deri në afërsi të fshatit Palaman.
Në segmentin rrugor Kala e Dodës – Vleshë – Sllovë so po punohet dhe është hapur rruga deri në komunën Sllovë.
Në komunën Luzni, rrethi Dibër. Është hapur rruga deri në fshatin Lishan i Epërm.
Vazhdon puna për çeljet e rrugëve të brendshme të komunave Fushë Bulqizë, Krastë, Zerqan të rrethit të Bulqizës.
SHËRBIMI SHËNDETËSOR
Gjatë datës 16.02.2012, Njësia e Transportit Mjekësor me Helikopter realizoi misionet e mëposhtme:
Fshati Pregj-Komuna Lurë (Dibër) – Spital Dibër (grua dhe dy fëmijë).
Ostren i Vogël (Bulqizë) – Spital Dibër (Grua shtatzanë)
Fshati Kojavec (Bulqizë) – Spitali Dibër (Grua e sëmurë).
Fshati Lishaj i Epërm – Komuna Luzni (Dibër) – Spitali Dibër (grua shtatzanë)
Spitali Dibër – QSUT ( grua dhe dy fëmijë)
QARKU KORÇË
Sot të gjitha akset nacionale dhe rajonale janë të hapura. Të gjitha qendrat e komunave janë të hapura, me përjashtim të qendrës komunës Dardhë ku mbeten 500 metrat e fundit.
© Panorama.al











