ATHINE- Lideri socialist në Greqi, Evangelos Venizelos tha sot se kanë dështuar bisedat për koalicionin e ri qeveritar dhe se do të mbahen zgjedhje të reja.
Kjo deklaratë u bë pasi liderët politikë të Greqisë e kishin filluar një rund të ri të bisedimeve për formimin e qeverisë, pas zgjedhjeve parlamentare, që janë vlerësuar se ishin jovendosëse.
Presidenti Karolos Papoulias sot përsëri takoi liderët e pesë partive të përfaqësuara në parlament për të diskutuar për propozimin për qeveri të ekspertëve.
Qe prej zgjedhjeve të 6 majit janë mbajtur disa takime për formimin e koalicionit qeverisës, por të gjitha kanë dështuar.
Asnjë parti nuk e ka fituar shumicën e duhur, kështu që partitë nuk ishin në gjendje të pajtoheshin për ndonjë koalicion, për shkak të dallimeve për masat e kursimit dhe ndihmën financiare të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, për ta evituar falimentimin.
Kjo situatë i ka lëkundur tregjet financiare dhe i ka nxitur spekulimet se Greqia mund të largohet nga eurozona.
Takimi per qeveri ekspertesh
Presidenti grek Karolos Papulias ka vazhduar negociatat me liderët e partive politike për formimin e koalicionit me një kabinet qeveritar ekspertësh.
Sot ne mesdite kreret e partive jane pritur serish ne nje takim nga presidenti grek, nderkohe qe mbreme ato u mbyllen pa asnje rezultat.
Agjencia e lajmeve AP ka raportuar se lideri i PASOK, Evangelos Venizelos ka mbështetur propozimin për një qeveri ekspertësh, e cila do të miratonte zgjidhje të shpejt për krizën në vend, ndësa është shprehur edhe ideja për të përfshirë në koalicion edhe partinë e majtë radikale “Siriza”, e cila u radhit e dyta në zgjedhjet e 6 majit.
Por lideri i “Siriza”, Aleksis Cipras është deklaruar kundër formimit të një qeverie teknokrate me ekspertë, ndërsa një qëndrim të njejtë ka shprehur edhe partia e forcave të majta demokratike DIMAR, Fotis Kuvelis, që ka 19 deputet në Parlamentin e ri, por që përkrahja e saj është e pashmangshme dhe vendimtare.
Një pjesë e partive politike të bllokut të majtë kanë nënvizuar nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, për shkak të dështimit lidhur me formimin e Qeverisë. Zgjedhjet e reja do të shtonin mëdyshjet dhe planin e dështimit të këtij vendi në eurozonë.
© Panorama.al











