Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka komentuar arrestimin e dy zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë për korrupsion.
Përmes një reagimi në Facebook, Vasili thas e SPAK merret me cironka dhe mbështet pandëshkueshmërinë.
Ai tha gjithashtu se drejtësia është e kapur nga qeveria dhe sipas tij, bën “veshin e shurdhër” ndaj raportit të KLSH-së.
Reagimi i Vasilit:
Skandal, 770 milion euro dem ekonomik dhe SPAK-u i qeverise merret me cironka!
Korrupsion dhe abuzime pafund tek institucionet publike ka konstatuar Kontrolli i Lartë i Shtetit si nje institucion Kushtetues e qe zgjidhet nga Parlamenti.
Po pse SPAK- u i Rames ben haptas veshin e shurdher ndaj KLSH nderkohe, qe bashkepunimi mes tyre do te kishte qene kyçi per te luftuar korrupsionin e qeverise.
SPAK eshte vene shume hapur ne krah te qeverise dhe mashtrimeve te saja propagandistike per te mbuluar korrupsionin.
SPAK ben sikur tund dynjane per nje tender rreth 8 mije dollare te Shendetesia dhe arreston dy zyrtare.
Por po ky SPAK nuk ndihet e nuk hap gojen per 770 milion euro dem ekonomik te konstatuar nga Kontrolli i Larte i Shtetit, qe eshte institucioni kushtetues, qe ben kontrollin financiar ne vend.
Keto abuzime flagrante me ligjin kanë shkaktuar dëm ekonomik kolosal në vlerën e 770 milionë eurove.
SPAK si institucioni i drejtesise gjoja te re behet kaq qesharak dhe i demshem per interesat e shtetit kur sheh kontrastin 8 mije euro dhe 770 milion euro.
Po si mund te kalohet ne heshtje dhe pa pergjegjes nje dem i tille ekonomik kolosal.
Ne kete menyre SPAK mbeshtet hapur pandeshkueshmerine e qeverise dhe inkurajon korrupsionin, qe po rrënon vendin dhe po e shpopullon tragjikisht ate.
Kur nepunes te te gjitha nivele gra sidomos por edhe burra kapen ne korrupsion te te gjitha llojeve mendo ç’behet me kokat e institucioneve, ministra e Kryeminister.
Vetem SPAK ben sikur nuk e di fjalen e popullit qe peshku qelbet nga koka, sepse per SPAK-un e Rames peshku qelbet vetem nga bishti.
Në raportin e Auditit për vitin 2022, evidentohen parregullsitë, që janë bërë me pasuritë shtetërore, shpenzimet, pagat e shpërblimet. KLSH ka adresuar gjithsej 5,420 rekomandime.
Eshte fakt qe ‘Drejtesia e re’ apo Ramaforma ishte vetem kapja e drejtesise, qe korrupsioni i qeverise te gjalloje i pashqetesuar.
Ndeshkimi i arkave me sardele, tenderave 8 mije euro, dhe kanalit te kullimit ne Lushnje dhe mosndeshkimi i Inceneratoreve,Portit te Durresit qe po shqeteson gjithe Europen, dhe qibdra tendera e koncesione te kalbur me korrupsion kjo eshte fytyra e Drejtesise me Regji.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al