Vasili: Meta, kandidat për kreun e LSI

Sep 18, 2012 | 13:05
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, tha dje në një konferencë për shtyp se Ilir Meta do të garojë për kryetar të kësaj force politike në zgjedhjet e 20 tetorit. “Besoj që informacioni më i rëndësishëm, në mënyrë të veçantë edhe për opinionin publik, është që Komiteti Organizator ka pranuar dhe ka marrë në shqyrtim iniciativën e kryetarit të LSI-së, zotit Ilir Meta, për të kandiduar për postin e kryetarit të LSI-së në zgjedhjet e ardhshme, të cilat mbahen në datën 20 tetor të këtij viti. Komiteti Organizator administroi të gjithë dokumentacionin përkatës, i cili ishte në përputhje të plotë me statutin dhe normat organizative të partisë, dhe kandidati, zoti Ilir Meta, është zyrtarisht një nga kandidatët për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim”, tha Vasili. Ai bëri të ditur gjithashtu se janë edhe tri ditë të tjera në dispozicion për kandidatët që duan të paraqiten në zgjedhjet për kreun e LSI-së.

© Panorama.al

Te lidhura