Këngëtari Valton Krasniqi këto ditë ka shtuar edhe një makinë në garazhin e tij. Një makinë luksoze “Maserati”, e cila ka kushtuar 280 mijë franga, është bërë pjesë e makinave të këngëtarit, pasi thuhet se ai është i çmendur pas tyre, ndërkohë do ta ndihmojë Valtonin për udhëtime më të shpejta për shkak të angazhimeve muzikore që ka. Deri më tani nëpër duar të tij kanë kaluar vetura të tipit “Ferrari” dhe “Lamborghini”, kurse Maseratin e ka blerë për herë të parë. Ai është shumë i lumtur që e ka blerë këtë makinë, si dhe ka vendosur fotot e para në profilin e tij në facebook për të marrë urimet nga miqtë dhe shokët.











