Valter Fushaj, biznesmeni që prej 8 vitesh financonte skuadrën e Shkodrës, Vllazninë ka dhënë sot dorëheqjen.
Mësohet se Fushaj ka dhënë dorëheqjen nga Vllaznia pas mosmarrëveshjeve që ka patur me Bashkinë e Shkodrës, nga e cila kërkonte më shumë mbështetje.
Vllaznia ende nuk është licensuar në FSHF për sezonin e ri futbollistik, ku pas këtyre problemeve duket se rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në kampionat.
Nëse do të ndodhte kështu, Superliga dhe futbolli shqiptar do të humbnin një nga skuadrat elitare të futbollit shqiptar.
Partizani është një tjetër skuadër e cila thuajse është shpërbërë për shkak të mosmarrëveshjeve.
© Panorama.al











