
“Stuhia ndaj Festivalit të 11 të Këngës në RTSH u ngjiz në zyrën e Enverit”. Pjesa në vijim e kujtimeve të Vahid Lames, jurisitit që punoi 13 vite në paradhomën e diktatorit, zbulon për herë të parë si nisi debati për “shfaqjet e huaja borgjezo-revizioniste” që u demonstruan në tri netët e festivalit dhe reagimet pas kësaj në mbarë vendin. Sakaq, sekretari personal i Enverit, tregon për peripecitë e shumta që ai dhe ndihmësit e tjerë përballonin gjatë punës për përgatitjen e fjalimeve të diktatorit…
…vijon numrin e kaluar
Nga tërë periudha që kam punuar në kabinetin e Enverit, dekada e vite ’70 ka qënë më dramtikja. Ishte kjo koha kur Enveri, i mbërthyer në një paranojë të çuditshme “fshiu” me “fshesën e hekurt të Partisë”, pjesën më të madhe të liershipit komunist. Madje nuk kurseu as bashkëpuëtorët e tij, duke filluar nga ata të Luftës me të cilët deri atëherë krenohej. Furtuna nisi me së pari me zbulimin e grupeve armiqësore në art dhe vazhdoi me atë në ushtri, ekonomi, naftë… FESTIVALI 11 NË RTSH Në dhjetor të vitit 1972 u organizua në Tiranë Festivali 11 i këngës në Radiotelevizion. Rinia e pëlqeu atë festival, sepse gjeti të shprehura në të shijet artistike dhe aspiratat shpirtërore të saj. Festivali u vlerësua si një risi e guximshme artistike, sepse ishte i vetmi deri atëherë që qëndroi larg folklorizmit dhe shablloneve të realizmit socialist. Kudo në mjediset intelektuale, madje edhe nga punonjës të Komitetit Qendror të Partisë, ishin komentuar pozitivisht liria e krijimit, optimizmi, interpretimi etj. Njerëzit kishin vlerësuar, se me këtë festival artistët shqiptarë, kompozitorët, regjisorët, këngëtarët, piktorët, skenografët etj. demonstruan cilësi të lartë. Me mbresa nga më të mirat kishin dalë nga salla e festivalit edhe një pjesë e drejtuesve të lartë të Partisë. Mirëpo Enveri nuk mendoi kështu. Ato ditë ai vinte në zyrë i vrejtur dhe shpesh nevrikosej pa shkak. Me sa dukej festivali nuk i kishte pëlqyer. Në njërën prej ditëve pas tij, u shpreh hapur për atë që kishte menduar. Festivali një hiç, një zero me xhufkë, u shpreh ai në fillim të vlerësimeve për të. Këngët e tij nuk janë gjë tjetër veçse bonbone të mbushura me helm e të lyera me sheqer! Aty nuk kishte asgjë shqiptare. Mjaftoi kaq për tu ndezur stuhia dërrmuese ndaj atyre që e kishin organizuar. Enveri, siç na tha, ato ditë kishte marrë një letër nga një grua myzeqare, e cila qahej për “të zgjuarit” në Tiranë, që kishin organizuar këtë “Koncert” me pikëpamje borgjezo-revizioniste dhe kërkonte që ata të viheshin para përgjegjësisë, se asaj nuk i kishin pëlqyer as tekstet e këngëve, as meloditë, as maksifundet dhe asgjë tjetër. Rinia shqiptare, sipas saj, ishte e pakënaqur….
(Rrefimin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)
© Panorama.al











