Një 22-vjeçar shqiptar në Itali, përfundoi në arrest shtëpie me një byzylyk elektronik për keqtrajtim të partneres së tij 20-vjeçare.
Të riut i është ndaluar afrimi me viktimën për të njëjtën arsye.
Sipas asaj që u rikonstruktua gjatë hetimit, mes viteve 2022 dhe 2024, 20-vjeçarja i është nënshtruar dhunës fizike dhe verbale të ish partneri: rrahje, kanosje, fyerje dhe akte privimi.
Sjellje e dhunshme, muajt e fundit, kishte vazhduar edhe në prani të djalit të saj tre muajsh.
Në fund të muajit prill, pas një ndërhyrjeje të policisë për një tjetër mosmarrëveshje familjare, gruaja ka denoncuar partnerin e saj. Kështu nisën hetimet dhe i riu u arrestua dhe më pas u la në arrest shtëpie.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al