Policia ka vënë në pranga një 38-vjeçar në Pogradec, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.
“Komisariati i Policisë Pogradec arrestoi në flagrancë shtetasin E. H., 38 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij”, njofton policia.
Ndërsa, Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin S. L., banues në Shkodër, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë parash një 83-vjeçareje.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al