PRISHTINE- Ushtria Austriake ”Bundesheer” ka ngritur akuzën ndaj një ushtari, i cili ka shërbyer në Kosovë. Sipas informatave bëhet fjalë për një 37-vjeçar, i cili akuzohet për dhunimin seksual te 4 femrave kosovare gjatë shërbimit të tij në Kosovë.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Austriake, gjatë periudhës 2009-2010, ushtari nga Republika Kärnten ka dhunuar 4 femra.
Informatat e fundit shpjegojnë se bëhet fjalë për 4 femra kosovare të cilat ishin duke punuar në kampin ushtarak austriak, si “camp worker” (punonjëse kampi).
Ministria ka urdhëruar pushimin e menjëhershëm nga puna si dhe ka marrë masat disiplinore për personin njofton zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes z.Bauer, transmeton comeze.net.
Eprori i KFOR-it abuzoi seksualisht me kosovare
KFOR-i ka njoftuar sot se një ushtar i saj është akuzuar për dhune seksuale nga autoritetet e shtetit të tij kombëtar.
“Ai dyshohet për përdhunim, për marrëdhënie të detyruar seksuale dhe në këtë kontekst ka keqpërdorur pozitën e tij prej eprori”, njoftohet në një komunikatë shtypi.
“Me sa duket, ai i ka detyruar gratë kosovare të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tyre. Pas një hetimi të brendshëm, rasti po prezantohet nga autoritetet kombëtare ushtarake të ushtarit para prokurorisë kombëtare përgjegjëse”.
Për më tepër, procedura disiplinore do të iniciohen kundër tij. Ushtari tani është rrugës për në vendlindjen e tij.
KFOR-i mirëpret reagimin e vendosur dhe të shpejtë të autoriteteve përgjegjëse ushtarake. Misioni i NATO-s në Kosovë thekson se nuk toleron asnjë shkelje të ligj. (express)
© Panorama.al











