Usain Bolt dëshiron të luajë futboll me Mançester Junajtid, pasi t’i japë fund karrierës në atletikë. Në vitin 2009, ai i ka ofruar leksione sprinti në fushën stërvitore të “djajve të kuq”, edhe Kristiano Ronaldos. “Njoh shumë prej lojtarëve të këtij klubi. Jam stërvitur bashkë me ta dy vjet më parë. Ronaldos për shembull i kam dhënë për ditë me radhë këshilla për të vrapuar sa më shpejt. Ai lojtar ka parametra të jashtëzakonshëm fizikë. Është ndër më të shpejtët që kam parë ndonjëherë. Pasi erdhi nga Sportingu, i mungonte eksperienca, tani vrapon si era”.











