Urimet për pavarësinë e SHBA, Obama falenderon Berishën

Jul 18, 2011 | 14:40

TIRANE- Presidenti amerikan, Barack Obama i ka derguar kryeministrit Sali Berisha nje mesazh falenderimi, ne kembim te urimeve per festen e pavaresise.

Ne mesazhin e derguar, Obama falenderon për mesazhin e urimit  në përvjetorin e 235- të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

“Në Ditën e Pavarësisë, amerikanët festojnë dhe kujtojnë idealet e demokracisë dhe lirisë, mbi të cilat u themelua vendi ynë. Këto ideale mbeten po aq aktuale edhe në këtë moment që ne përballemi me sfidat  e sotme botërore. Shpresa ime është që të mirat e lirisë dhe paqes t’i gëzojnë një ditë të gjithë popujt e botës”- thuhet ne mesazh.

© Panorama.al

Te lidhura