Universitetet, votime për zgjedhjen e drejtuesve

Feb 20, 2012 | 10:55

TIRANE- Universitetet ne vend zgjedhin sot drejtuesit e rinj. Plot 5 mijë pedagogë, 140 mijë studentë dhe 3 mijë punonjës të administratës do të vendosin me votë se cilët do të jenë rektorët, dekanët dhe shefat e departamenteve që do të mandatohen për 4 vitet e ardhshme. Pas një fushate dyjavore ku u prezantuan programet e kandidatëve në çdo fakultet, votimet nisin në orën 8:00 dhe përfundojnë në orën 16:00. Çdo zgjedhës do të votojë vetëm nëse paraqet një dokument zyrtar identifikimi.

“Zgjedhësi hyn i vetëm në dhomën e fshehtë dhe në fletën e votimit shënon në krah të emrit të kandidatit shenjën “X” ose “+” apo një shenjë tjetër që tregon qartë zgjedhjen e bërë prej tij”, thuhet në rregullore.  Votimi për zgjedhjen e autoriteteve drejtuese bëhet me listë kandidatësh. Secili zgjedhës ka të drejtën e vetëm një vote për secilin post për autoritet drejtues. Kanë të drejtën e votës personeli akademik i punësuar me kohë të plotë, joakademik i punësuar me kohë të plotë dhe studentët.

Pesha e votës së tyre është e ndarë në përqindje sipas formulës 75% për stafin akademik, 5% për atë joakademik dhe 20% për studentë. Sipas rregullores, votimi bëhet në qendrat e votimit pranë fakulteteve. KZF-ja funksionon edhe si komision votimi në qendrën e votimit të fakultetit, në të cilën votojnë personeli akademik dhe joakademik. Në rastin e një kandidature të vetme për postin e autoriteteve drejtuese, rektor, dekan dhe përgjegjës të njësisë bazë, konsiderohet fitues nëse rezultati i tij në përqindje është mbi 50%.

 

 

Kandidatet
Kandidatët për rektorë

Universiteti i Tiranës
Dhori Kule
Mimoza Hafizi

Universiteti Politeknik
Jorgaq Kaçani

Universiteti Bujqësor
Fatos Harizaj

Universiteti i Arteve
Petrit Malaj

Dekanët dhe departamentet
1-Fakulteti Ekonomik
Sulo Hadëri
Andri Goxhaj
Departamenti i Menaxhimit
Petrit Dollani
Shyqyri Llaci
Departamenti i Financës
Edlira Luci
Rejnald Muça
Departamenti i Informatikës Ekonomike
Kozeta Bylykbashi
Areti Stringa
Departamenti i Marketingut
Vjollca Hysi
Ilia Kristo
Liljana Elmazi
Departamenti i Kontabilitetit
Sotiraq Dhamo
Departamenti i Ekonomiksit
Albana Harshova

2-Fakulteti i Mjekësisë
Kandidatët për dekanë:
Përllumb Pipero
Genc Sulçebe
Bajram Hysa
Arben Baboçi
Departamenti i mjekut të familjes:
Polikron Pulluqi
Departamenti i Shëndetit Publik
Genc Burazeri
Departamenti i Morfologjisë
Elsa Kone
Departamenti i Farmacisë
Besnik Juca
Departamenti i Lëndëve Biomjekësore
Gëzim Baciri
Luljeta Çakëri

3-Fakulteti i Shkencave Sociale
Theodhori Karaj
Kandidatët për shefa departamentesh
Të pashpallur
4-Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Ilirjan Malollari
Mynyr Koni
Kandidatët për shefa departamentesh
Të pashpallur

5-Fakulteti i Infermierisë
Petrit Bare
Kandidatët për shefa departamentesh
Të pashpallur

6-Fakulteti i Drejtësisë
Altin Thegani
Departamenti i së Drejtës Penale
Skënder Kaçupi
Departamenti i së Drejtës Publike
Evis Alimehmenti
Eralda Methasani
Departamenti i së Drejtës Civile
Kudret Çela
Zhaklina Peto
Maksim Qoku
Nada Dollani

7-Fakulteti i Histori–Filologjisë
Shezai Rrokaj
Dhimitër Doka
Departamenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit
Artan Fuga
Departamenti i Gjeografisë
Bilal Draçi
Sabri Laçi
Departamenti i Gjuhësisë
Aljuala Jubani
Departamenti i Historisë
Ilira Sulo (Çaushi)
Departamenti i Letërsisë
Dhurata Shehri

8-Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Klodeta Dibra
Viktor Ristani
Departamenti i Gjuhës angleze
Elida Tabaku
Departamenti i Gjuhës gjermane
Brikena Kadzadej
Departamenti i Gjuhës italiane
Artur Sula
Irena Lana
Departamenti i Gjuhës frënge
Esmeralda Kromidha
Departamenti i Gjuhës spanjolle
Anastasi Prodani
Departamenti i Gjuhëve sllavo-ballkanike
Sofia Delijorgji

© Panorama.al

Te lidhura