Universitetet, Shqipëria kërkon pedagogë në Greqi

Sep 7, 2012 | 17:21
Foto Ilustruese

Shqipëria kërkon Profesorë nga Greqia, kundrejt pagave shumë të larta. Universitetet shqiptare u kanë siguruar profesorëve grekë, transport, strehim, ushqim dhe shumë përfitime të tjera.

Gazeta greke Kathimerini raportoi se disa profesorë grekë kanë lëvizur tashmë në Arabinë Saudite apo Katar për paga të larta , ndërsa kanë nënshkruar marrëveshje 3-vjeçare.

Rektori i Universitetit të Janinës, Triantafyllos Albanis, tha se, “Disa përfaqësues të Universiteteve shqiptare kanë kërkuar takim me mua. Fillimisht mendova se qëllim i takimit të tyre do të ishin çështjet e bashkëpunimit tonë kërkimor, po jo, ata donin që tu ofronim disa profesorë Universiteti që do të zinin pozita të mira në Shqipëri.”

Sipas tij, përfaqësuesit shqiptarë i kanë thënë se akademikëve do tu ofrohet një makinë, transportimi nga kufiri, paga shumë të larta, si dhe mbulimin e të gjitha shpenzimeve të tyre, duke përfshirë ushqim dhe strehim.

Propozime të ngjashme raportojnë mediat greke u janë drejtuar edhe profesorëve të Universitetit Dimokritio nga Universitete bullgare, por askush ende nuk ka pranuar ndonjë ofertë.

© Panorama.al

Te lidhura