Mbi 6000 pikë për t’u pranuar në fakultetet elitare të Tiranës.
Në rrethet e largëta, afati i fundit i plotësimit të formularit A2 është sot. Duke përjashtuar automatikisht rreth 4000 mbetësit e këtij viti, janë rreth 42 mijë maturantë që garojnë për në universitetet publike të vendit. Me anë të formularit, që për herë të parë këtë vit u plotësua online, ata kanë përzgjedhur 10 preferencat e shkollës së lartë. Fitues do të shpallen
vetëm në njërën prej tyre. Sërish përzgjedhja do të jetë sipas parimit të meritë-preferencës. Pikët dhe mënyra se si i kanë
renditur degët, do të jenë kushtet për t’u ulur në auditorë. E ndërsa formulari A2 është plotësuar, mes maturantëve ethet vazhdojnë.
(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotëm të versionit print).











