
Janë rreth 34 mijë maturantë, të cilët kanë hyrë zyrtarisht në garë. Me mbylljen e afatit për korrigjimin e gabimeve të formularit A2, Agjencia Kombëtare e Provimeve jep shifrat e paraprake të konkurrentëve në shkollat e larta publike të vendit.
Të dhënat zyrtare i konfirmoi për gazetën kreu i AKP-së, Alfons Harizaj. Me një llogaritje të thjeshtë, më shumë se 7 mijë nxënës që dhanë provimet e Maturës këtë vit kanë zgjedhur të mos e plotësojnë formularin.
Sipas specialistëve të MASHit, nga ky kontingjent, një pjesë ka vendosur të studiojë jashtë vendit, ose të ndjekë një nga universitetet private. Në këtë mënyrë gara zbutet për pjesën tjetër të kandidatëve.
Ata që nuk do të munden të fitojnë ciklin e studimeve me kohë të plotë, kanë si opsion edhe sistemin me kohë të pjesshme.
(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes Panorama, versioni print)
© Panorama.al











