Universitetet, Berisha: Të rendim pas cilësisë

Jul 15, 2011 | 10:35

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha duke folur në konferencën e prezantimi të projektit pilot të renditjes së institucioneve të arsimit të lartë, tha se nuk ka asgjë më të rëndësihme se gara ndaj cilësisë.

“Nuk ka asjnë më të rëndësishme se gara ndaj cilësisë, gara më e vështirë, garë e cila kërkon burime të shumta, potenciale të reja. Garë e cila është vendimtare në realizimin e projektit, “Shqipëria vend zhvilluar.” Shqipëria duhet të jetë dhe duhet të bëhet një vend i zhvilluar, dhe nëse marrim ecurinë e këtyre 20 viteve megjithë problematikën, si në asnjë vend tjetër Shqipëria ia ka dalë të arrijë rezultate më të mira.”- tha kryeminsitri Berisha.

Sipas kryeministrit, sistemi arsimor ëhstë një nga sistemet që ka pësuar më shumë ndryshime, por edhe që është përballur me vështirësi të mëdha.

Ai premtoi më shumë investime për arsimin, dhe e cilësoi autonominë e universiteteve si shumë të rëndësihme duke shprehur vullnetin e qeverisë për të dhënë ndihmën e saj.

“Qeveria është e gatshme të konsolidojë qëndrimin më të hapur ndaj jush”- tha ai.

Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj

Sipas ministri të arsimit, në rankim janë përfshirë katër fusha të mëdha, ku studiojnë rreth 40% e studentëve në Shqipëri, “ekonomi- biznes, drejtësi, shkencat sociale dhe infermieria”

“Projekti synon, informimin e studenteve për ofertën akademike më të mirë. Cilat janë përfitimet. Rezultatet do të ndihmojnë studentët për anët e forta dhe të dobëta të universiteteve.”- tha Tafaj

Në bazë të përfundimeve të projektit vetë shkollat do të nxjerrin përfundime se ku duhet të punojnë më shumë.

Në kete rankim te Universiteteve shqiptare, nuk ka pranuar te marre pjese Universiteti publik.

© Panorama.al

Te lidhura