Unë gruaja, përballë!: Teori: Si të intervistosh gruan e një burri

Jun 5, 2011 | 12:15

Çudia më e madhe tre ditë zg
jat. Sipas kësaj llogarie, i bie të mos merremi fare me femrën, e cila mori vëmendjen tonë brenda pak sekondash. Atëherë nuk po merrem fare me të, por po vazhdoj pjesën tjetër të teorisë së lënë përgjysmë numrin e kaluar, me titull: “Si të intervistosh një burrë.” Argumenti i kësaj të diele është se si të intervistosh gruan e një burri.
Faza e parë ka të bëjë me gjetjen e një gruaje, e cila arrin ta bindë burrin se kjo intervistë nuk i prish punë atij dhe se ajo nuk do të thotë gjëra që atij nuk i pëlqejnë.
Faza e dytë është gjetja e kohës kur ai do që ta “heqë qafe” atë për ca orë të mira nga shtëpia.
Pyetja e parë që mund t’i bëjmë është:
-Si mund të ndikojë një mashkull në jetën e një femre?
Ajo përgjigjet (pasi përtypet): – Po, mirë. Më kupton kur kam nevojë për mbështetjen e tij dhe është pranë meje si një mik i vërtetë. Ia besoj gjithçka. Më nxit të eci përpara. Jam e qetë si mbi petale trëndafilash.
(Në fakt ka thënë se, kur kam nevojë të qaj një hall me të, më thotë se komshia aty është, gati duke më pritur. Jam aq e qetë saqë më duket se eci gjithë kohës mbi gjemba trëndafilash.)
Pyetja e dytë:
-Duke e ditur se do t’i bjerë në dorë “Panorama”, çfarë mund t’i thuash publikisht?
Përgjigjja: – Më ka ndryshuar jetën. Mësova shumë gjëra që e vetme nuk do t’ia dilja dot kurrë. Ndihem femër e kompletuar.
(Ose mund të kishte thënë të vërtetën: “Më ka ndryshuar jetën si në përrallat me lugetër. Mësova ca marifete qe nuk kam fare shpresë se do të m’i kishte treguar dikush tjetër. Pa të, do të isha femër koti.)
Intervistën mund ta mbyllni me një koment tuajin, po pa ia sharë burrin, se mund që ai ta lexojë këtë me laps në dorë, duke nënvizuar ndonjë gjë, që edhe mund t’i djegë.

 

Anilda Kaçaçi
e-mail: [email protected]

© Panorama.al

Te lidhura