Unaza e re, nis prishja e ndërtimeve

Aug 10, 2011 | 13:02

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur sot prishjen e ndërtimeve në zonën e liqenit artificial për t’i hapur udhë ndërtimit të unazës së madhe të Tiranës.

Sipas INUK, janë 29 objekte të cilat do të prishen në këtë segment, që i përkasin edhe lotit të parë të unazës.

Aksioni ka filluar rreth orës 10:00 të ditës së sotme, ndërsa deri në këto momente janë prishur 4 ndërtesat e para.

Gjatë ndërhyrjes në këto ndërtime banorët dhe pronarët e bizneseve nuk kanë bërë aspak rezistencë.

© Panorama.al

Te lidhura