Unaza e Madhe, vazhdon prishja e ndërtimeve

Aug 15, 2011 | 11:25
Kamione, duke punuar prane Kopeshtit Botanik, per sheshimin e vendit ku do te kaloje Unaza e Madhe.

TIRANE- Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) ka vijuar sot aksionin për prishjen e ndërtimeve në zonën e liqenit artificial, për të liruar sheshin për zbatimin e projektit të Unazës së Madhe të Tiranë.

Vetëm për ditën e sotme pritet të prishen 3 objekte. Objektet janë kryesisht banesa të qytetarëve të cilët kanë ndërtuar shtëpitë e tyre në këtë zonë. Sipas Zv.kryeinspektorit të INUK, Alban Isteri në këtë fazë pritet të prishen 29 objekte gjithsesj, një aksion i cili, sipas tij,do të përfundojë brenda këtij muaji.

Sipas tij, të gjitha ato banesa që janë ndërtuar konform ligjit, në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave do të kompensohen, ndërsa për banesat që nuk janë të pajisura me leje, do të procedohet në bazë të ligjit, duke verifikuar të gjithë dokumentacionin.

Prishja e ndërtimeve në këtë zonë nisi disa ditë më parë, si pjesë e fazës së parë të zbatimit të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe në kryeqytet.

© Panorama.al

Te lidhura