Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ambicia e Shqipërisë është që në muaj qershor të jetë gati për aplikimin për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët të pagesave euro.
Kreu i qeverisë, në hapjen e fjalës në Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE për “Planin e rritjes ekonomike”, theksoi se nëse vendi ynë përmbush të gjitha kriteret për zonën europiane të përbashkët të pagesave, atëherë ulen 6 herë kostot e transaksioneve të biznesit me vendet e BE.
Kryeministri Rama theksoi gjithashtu se Shqipëria mund të marrë një rritje prej 25 miliardë euro, ndërsa shtoi vendi është i gatshme për këtë ushtrim mjaft sfidues.
Edi Rama: Shqipëria është e gatshme për këtë ushtrim mjaft sfidues, do të punojmë pareshtur me gjithë të tjerët për të ecur drejt zonës së përbashkët të pagesave euro, drejt lehtësimit të tregtisë së transportit dhe tregut digjitale, drejt lehtësimit të tregtisë së transportit dhe tregut digjitale.
Nëse përmbushim të gjitha kriteret për zonën europiane të përbashkët të pagesave, do të ulim me 6 herë tarifat e qytetarëve shqiptarë që ndodhen jashtë për të dërguar pagesa në Shqipëri, ulet 6 herë kostot e transaksioneve të biznesit me vendet e BE, vetëm duke bërë këtë ne në Ballkanin Perëndimor mund të kursejmë afro gjysmë bilioni euro në xhepat e njerëzve.
Ambicia jonë si Shqipëria është që në qershor të jemi gati për aplikimin tonë, nëse ulim vetëm 3 orë kohën e pritjes së kamionëve tanë në kufijtë rajonale dhe BE mund të marrim një rritje të përgjithshme prej 25 miliard euro.
Ta lëmë politikën ballanike jashtë kësaj sfide të përbashkët dhe të përqendrohemi tek suksesi i këtij ushtrimit të jashtëzakonshëm dhe me përfitime.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al