Në kryeqytetin ukrainas, Kiev, qindra njerëz kanë dalë për të protestuar kundër qëndrimit qyq po mban Presidenti i vendit, Viktor Janukoviç ndaj ish-kryeministres së burgosur, Julia Timoshenko. Ajo po vuan dënimin prej shtatë vitesh me heqje lirie për shkelje të interesave të vendit, në një marrëveshje gazi me Rusinë që ndihmoi në kapërcimin e vështirësive të furnizimit me gaz në të gjithë Europën. Liderët europianë por edhe ata amerikanë e kanë cilësuar si një gjykim politik atë të çështjes “Timoshenko” dhe kanë kërkuar lirimin e saj, deri tani pa rezultat. Aktualisht Timoshenko është shtruar në spital, pas grevës së urisë 19-ditore që ajo mbajti në burg, ku fotot tregojnë edhe keqtrajtimin fizik të saj.











