Sulmet e vazhdueshme me dronë nga Ukraina në territoret e pushtuara nga Rusia po prish linjat e furnizimit të Moskës dhe po intensifikon një krizë karburanti të nxitur tashm nga sulmet e mëdha në rafineritë e naftës.
Krimea, të cilën Rusia e aneksoi në mënyrë të paligjshme në vitin 2014, në veçanti ka përjetuar vështirësi dhe mungesa serioze logjistike.
Operacioni ka efekte në Krime. Gadishulli është strategjikisht i rëndësishëm për Moskën, pasi është përdorur nga forcat e saj për të lëshuar dronë dhe raketa në pjesën tjetër të Ukrainës. Me klimën mesdhetare dhe plazhet, Krimea është gjithashtu një destinacion popullor pushimesh për rusët në verë.
Turistë dhe vendas të pakënaqur kanë përdorur mediat sociale për të shprehur shqetësimin për ndërprerjen e furnizimit me karburant. Videot tregojnë radhë të gjata në stacionet e benzinës në të gjithë rajonin, dhe banorët kanë thënë se rregullisht duhet të presin në radhë deri në 10 orë për karburant.
“Tani shkoj në punë në këmbë. Sigurisht, kjo është më pak e përshtatshme sesa të ngas makinën, por jo një problem i madh. E tëra çfarë duhet të bëj tani është të blej një kalë “, tha një banor i qytetit të Simferopol.
Disa burime ruse argumentojnë se sulmet ukrainase në rrugët logjistike kanë ndikuar tashmë në aftësinë e ushtrisë ruse për të luftuar.
© Panorama.al












