Samir Ujkani do të vazhdojë karrierën te Novara. Lajmi është zyrtarizuar dje pas marrëveshjes së dy klubeve, Palermo e Novara, që kanë në bashkëpronësi kartonin e portierit të Kombëtares shqiptare. Sipas deklaratës zyrtare të klubit siçilian, drejtuesit kanë miratuar propozimin e Novarës për të mbajtur edhe këtë sezon Ujkanin. Ndërkohë, mediat italiane e kanë cilësuar qëndrimin e portierit te Novara si një garanci për të sapongjiturit në Serinë A. Skuadra e drejtuar nga Atilio Teser është ngjitur në elitën e futbollit italian pas 55 vitesh. “Shanset e Sampdorias për të marrë shërbimet e portierit shqiptar janë shuar tërësisht. Është arritur akordi që Ujkani të qëndrojë te Novara,”- shkruanin dje uebsajtet sportive italiane.











