“Uembli” pret Championsin e 2-të brenda 3 vitesh

Jun 17, 2011 | 9:19

Ashtu siç pritej, në stadiumin anglez të “Uembli”-t do të luhet  finalja e dytë e Ligës së Kampioneve brenda 3 vitesh. UEFA ka shpallur kandidaturën e impiantit mitik të Londrës, fitues të garës për të zhvilluar ndeshjen e fundit të Champions-it në sezonin 2012-2013. Lajmi është dhënë zyrtarisht nga vetë presidenti i qeverisë europiane të futbollit, Mishel Platini, një ditë më parë. E vlerësuar si një sukses i padiskutueshëm, për organizimin e finales Barcelona-Mançester Junajtid më 28 maj, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në Nion të Zvicrës vendosi në mënyrë unanime të shpallte fitues këtë stadium. Kjo do të jetë hera e shtatë që “Uembli” do të zhvillojë një finale europiane, duke thyer një rekord absolut. “Për vitin 2013 vendosëm ‘Uembli’-në, si pasojë e 150-vjetorit të themelimit të Federatës Angleze”, – tha Platini.

© Panorama.al

Te lidhura