
Brenda datës 30 shtator qytetarët që për vitin 2011 kanë krijuar të ardhura 2 milionë lekë apo mbi këtë kufi, duhet të plotësojnë deklaratën dhe ta dorëzojnë atë pranë Tatimeve.
Në një udhëzim të ri të ministrit të Financave, Ridvan Bode, janë bërë edhe ndryshimet e radhës lidhur me konceptin e rezidentit që duhet ta plotësojë formularin, procesin e deklarimit dhe të dorëzimit të formularit. FORMULARI Udhëzimi i ministrit të Financave është i shoqëruar edhe me formularin që duhet të plotësojnë qytetarët për të deklaruar të ardhurat e tyre. Detyrimin për ta plotësuar e kanë të gjithë ata që kanë të ardhura mbi 2 milionë lekë, ndërsa me dëshirë mund ta plotësojnë qytetarët e tjerë që duan të përfitojnë nga shpenzimet e zbritshme. Në sesionin A të formularit bëhet deklarimi individual i individit…
(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)
NERTILA MAHO
© Panorama.al











