U qëlluan rreth 100 plumba, prokuroria detaje nga përplasja me armë mes dy grupeve ku humbi jetën i riu: Ja si është gjendja e 5 të plagosurve

Sep 2, 2024 | 12:38
SHPËRNDAJE

Rreth 100 plumba janë qëlluar gjatë përplasjes me armë mes dy grupeve Capat e Sekiraqëve në Prishtinë mbrëmjen e së dielës, ku nga të shtënat humbi jetën i riu Premtim Gashi dhe u plagosën 5 të tjerë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në një njoftim për mediat u shpreh se trupi i viktimës është dërguar në  Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi. Ndërsa ndaj personave të përfshirë në ngjarje janë ngritur akuzat për “vrasje e rëndë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Sipas, organit të akuzës dy grupet kanë pasur mosmarrëveshje të mëparshme.

Gjithashtu raportohet se të plagosurit ndodhetn në QKUK jashtë rrezikut për jetën.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Zejnullah Gashi, së bashku me Prokurorin kujdestar kanë dal në vendin e ngjarjes dhe së bashku me hetuesit policor kanë konstatuar se në këtë rast kemi të bëjmë me një përleshje  në mes dy grupeve të armatosura si pasojë e mosmarrëveshjeve të mëhershme,  ku si pasojë e kësaj një person ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa pesë të dyshuar tjerë kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar Klinikën Emergjente në QKUK, për të marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe për momentin janë jashtë rrezikut për jetë. Me urdhër të prokurorit të shtetit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes nga Policia e Kosovës si dhe janë kryer veprimet hetimore nga Njësia e Forenzikës. Po ashtu me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i gjetur në vendin e ngjarjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të iu bërë Autopsia”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu raportohet se ka persona të tjerë të përfshirë, por ende nuk janë identifikuar.

“Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale ‘Vrasja e Rendë’ në bashkëkryerje, si dhe veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ ku në këtë rast me vendim të prokurorit janë ndaluar pesë (5) persona, si dhe janë duke u zhvilluar veprime hetimore në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast pasi që dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë edhe persona të tjerë ende të pa identifikuar”, thuhet në njoftim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura