U përmbyt varka, gjendet trupi i të zhdukurit

Sep 2, 2012 | 10:44
Plazhi ku ndodhi mbytja e varkes

Gjendet trupi i pajetë i 22- vjeçarit, Ledio Karaj i cili nuk mundi ti shpëtonte pesë ditë më parë përmbysjes së pedalones në plazhin e Spillesë. Policia tha se kanë qenë banorët e zonës të cilët mëngjesin e sotëm kanë pikasur trupin pa jetë, dhe menjëherë më pas kanë njoftuar. Pas ekspertizës rezultoi se trupi i përket pikërisht 22- vjeçarit.

Më 28 gusht, viktima së bashku me miqtë e tij, dy motrat Artemida dhe Raisa Balliu, 21 vjeçe dhe 17 vjeçe, Gerti Skënderi, 20 vjeç dhe Anxhela Shabani, 21 vjeçe, kishin ardhur nga Cërriku për një ditë plazh në Spille.

Rreth mesditës ata kishin marrë me qira një varkë me pedale për të bërë një xhiro në det, por pasi janë larguar rreth 60-70 metra nga bregu, pedalonen e kanë përmbysur dallgët. Katër nga të rinjtë, kanë mundur të dalin sërish në breg me not, ndërsa Ledio Karaj nuk ia ka dalë dot.

© Panorama.al

Te lidhura