Karabinierët e Perugias, stacioni Fortebraccio, arrestuan një 25-vjeçar me origjinë shqiptare, tashmë të njohur për policinë, për veprën penale të posedimit me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit, të riut iu gjetën disa doza kokainë, ndërsa në shtëpi iu gjetën edhe 180 gramë lëndë narkotike, materiale ambalazhi dhe 1500 euro para cash.
Më pas arrestimi është vërtetuar nga organi gjyqësor, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në masën paraprake në burg.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al