Familjet e zhvendosura nga zona e Porto-Romanos në Durrës marrin pronësinë e banesave ku janë vendosur. Qeveria vendosi të bëjë transferimin e një pjese të mjediseve të ish-Ndërmarrjes së Prodhimit Artizanal (NPA) në administrim të Bashkisë Durrës, nga një ndërmarrje shtetërore, në pronësi direkte të banorëve të shpërngulur. Këto ambiente tashmë janë përshtatur sipas marrëveshjes në ambiente banimi për familjet që më parë jetonin në Porto-Romano.” Ngarkohet Bashkia Durrës të depozitojë pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Durrës, dokumentacionin e nevojshëm, teknik dhe ligjor, për kryerjen e procedurave të kalimit”, thuhet në vendim. Sipas tij, duhet të bëhet gati dokumentacioni i kërkuar për regjistrimin dhe të pajisen qytetarët e caktuar me aktin e pronësisë së ambientit të ndërtimit. Familjet e Porto-Romanos janë zhvendosur nga zona, për shkak të nivelit të lartë të ndotjes në të.











