Kryeministri i Kosovës, Albin kurti, përmes një konference për mediat, ka sqaruar çfarë ndodhi në tryezën e përbashkët me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel.
Kreu i qeverisë së Kosovës tha se në takim shkoi me një propozim konkret ku nuk parashikohej asgjë tjetër veçse zbatimi i marrëveshjes bazike arritur në Ohër.
Por plani i tij, sipas Kurtit, u refuzua në mënyrë të koordinuar nga presidenti serb dhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Albin Kurti: “Unë shkova në takim me një propozim konkret, në të cilin parashikuam një zbatim të plotë të Marrëveshjes Bazike. Propozimi ynë bazohej në parimin e gjithëpërfshirjes. Gjithëpërfshirjen përkatësisht detyrimin për të zbatuar secilin nen të Marrëveshjes, e përcakton edhe aneksi i implementimit i miratuar në Ohër. Në takimin e parë me Borrel dhe Lajçak mu kërkua që të kaloj menjëherë në një proces negocimi të statutit të përcaktuar. Iu bëra të qartë që një hap të tillë nuk mund ta ndërmarrin pa u dakorduar në mënyrë të plotë për planin e zbatimit në mënyrë të sekoncuar.
Aq më tepër që presidenti i Serbisë ka një kohë që deklaron lart e poshtë se ai nuk ka pranuar një marrëveshje me Kosovën dhe se do ta zbatojë vetëm në përputhje me linjat e kuqe të Sebisë. Iu bëra të qartë të dy përfaësuesve evropianë që hapi i parë duhet të jetë dakordimi i një plani të sekuencimit dhe në të të parashihet nënshkrimi i marrëveshjes bazike.
Në takimin e parë nuk arritëm një mirëkuptim minimal, duke qenë se qëndrimi i dy zotërinjve, Borrel dhe Lajçak, ishte që sekuencimi duhej të bëhej që të ishte i pranueshëm edhe për Serbinë e cila e donte Asociacionin si prioritet dhe heqjen e neneve për njohjen e ndërsjelltë.
Në takimin e dytë, atë trilateral me pjesëmarrjen e presidentit serb, u ekzpozova përballë në skenari të cilin zoti Lajçak duket se e kishte dizajnuar më përpara.
Pasi i propozova presidentit të serbisë planin e sekuencimit, Presidenti serb dhe Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe shpërfillje të koordinuar. Të dy thanë që ky plan është shumë jorealist dhe rrjedhimisht e vetmja e rrugë përpara është zbatimi i pasekuencuar të negocimit të asociacionit të komunave. Nuk kisha shpikur e shtuar asgjë. Cdo gjë që shkruhej në propozimn tim ishte e nënshkruar nga të gjithë ne në Ohër.”
Në përfundim të takimit, Kurti tha se pyeti shefin e politikës së Jashtme Josep Borrel dhe të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak së “nëse po refuzojnë propozimin e Prishtinës, a ka bërë Serbia ndonjëherë ndonjë propozim?”
“Lajçak tha me bindje se po. Unë insistova ta shoh atë propozim. Nuk m’u dha ai dokument. Dhe pas shumë insistimeve m’u soll një dokument, që m’u tha se është propozimi i Serbisë. Mbledhja përfundoi aty, Vuçic paralajmëroi atë që ndodhi një orë më pas, tha që “Kurti do të kritikohet për shkak të refuzimit të propozimeve të ndërmjetesit Lajçak”.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al