U dëmtua në grumbullimin e Kombëtares, lajme të mira për Berat Gjimshitin

Sep 14, 2024 | 19:59
SHPËRNDAJE

Berat Gjimshiti nuk mundi të ishte protagonist në dy ndeshjet e Kombëtares kuqezi, pasi kapiteni u desh të largohej nga grumbullimi që në ditën e dytë. Një dëmtim i pësuar në seancën e parë stërvitore, bëri që futbollisti të lihej jashtë nga trajneri Silvinjo dhe të kthehej në Itali për të rikuperuar pas kësaj situate.

gjimshiti

Mendohej se Gjimshiti mund të humbte disa ndeshje me Atalantën, përfshirë edhe atë të Ligës së Kampioneve ndaj Arsenalit.

Por për fat, lojtari duket se ka kaluar problemet fizike dhe është përfshirë në listën e futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Gasperini që për ndeshjen e nesërme ndaj Fiorentinës, duke qenë në dispozicion të trajnerit.

“Kolasinaç dhe Gjimshiti vijnë në formë jo më optimale për këtë ndeshje, Por të gjithë ata që janë grumbulluar, janë të gatshëm për t’u aktivizuar”, tha Gasperini sot para gazetarëve, duke konfirmuar kësisoj se mund të kishte minuta në fushë edhe për kapitenin kuqezi i cili është kthyer në një nga pikat kyç të skuadrës së tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura