Klea Bushi, ish-Miss Shqipëria 2019, ka dhënë lajmin e ëmbël pasi është bërë nënë për herë të parë.
Modelja i ka njoftuar ndjekësit një muaj pas ardhjes në jetë të të birit me një postim në rrjetet sociale.
“Më shumë se një muaj kaloi që ti erdhe në këtë botë i vogli im. Nuk mund të përshkruaj ndjenjat që kam për ty. Babi Millosh dhe mami të duan pafund”, ka shkruar ajo përbri fotos ku shfaqet dora e të voglit, ish-missit dhe bashkëshortit të saj.