Trumpi kishte refuzuar më parë të përballej me Harrisin në atë datë dhe në vend të kësaj propozoi një debat më 4 shtator në rrjetin e krahut të djathtë Fox News, i cili ka lidhje me të. Fushata e Harris-it më pas e akuzoi Trumpin se “luan lojëra”, kishte “frikë” dhe dëshironte “të shmangte” debatin. Natyrisht, Trump donte ta përgënjeshtronte këtë akuzë duke propozuar tre debate.
Harrisi: “Mezi po e pres”
Harrisi tani është e kënaqur me angazhimin e tij: “Kam dëgjuar që Donald Trump më në fund ka pranuar të debatojë me mua më 10 shtator,” shkroi kandidatja 59-vjeçare në Platformën X. “Mezi po e pres”. Ajo nuk ka shkruar asgjë për datat e tjera të propozuara nga Trumpi. Megjithatë, në kuadër të një takimi të fushatës në shtetin e Miçiganit, Harrisi tha se ishte e hapur për të folur për një tjetër debat, sipas gazetarëve që udhëtonin me të.
Trumpi nuk përmendi ndonjë kusht specifik, si për shembull nëse do të kishte audiencë. Konferenca e shtypit e Trumpit ishte paraqitja e tij e parë publike, që kur Harrisi zgjodhi guvernatorin e Minesotës Tim Walz si kandidat të saj të martën.