Një tjetër mesazh audio i kolonel Muamar Gadafit mësohet se është transmetuar nga kanali televiziv, besnik i Gadafit, Al –Uruba.
Në këtë mesazh, Gadafi mësohet të ketë thënë se “Libia është e libianëve dhe jo e agjentëve të huaj”
Në fjalim thuhet se Gadafi i është përgjigjur edhe deklaratave të fundit të presidentit francez, Nicola Sarkozy, “Libia është për libianët…jo për imperializmin, jo për Francën, jo për Sarkozinë as për Italinë”- citon Reuters.
Në duhet t’i rezistojmë këtyre armiqve vetëm nëpërmjet luftës sonë të armatosur, citohet të ketë thënë Gadafi nga agjencia e lajmeve AFP.
“Lini shtëpitë tuaja dhe çlironi Tripolin”- është thirrja e Gadafit për mbështetësit e tij.
© Panorama.al











