Me sa duket, rikthimi i Gus Hidinkut në “Stamford Bridge” brenda kësaj jave është ndërlikuar në çastet e fundit. Çelsi është paralajmëruar nga Federata Turke se nëse ata do tentojnë të firmosin me trajnerin e kombëtares së tyre, atëherë do të paditen në FIFA. “Klubi anglez ka treguar në të shkuarën se firmos me lojtarë që janë nën kontratë”, u shpreh presidenti Mahmut Ozgener. “Nëse diçka e tillë ndodh edhe me trajnerin tonë, atëherë ne do të dorëzojmë një dosje me detyrimet financiare që duhet të na paguajnë në FIFA”, tha Ozgener.











