Njësi ushtarake të armatosura turke, përfshirë armë të rënda si antiajrorë dhe armë të tjera, kanë nisur të drejtohen nga kufiri me Sirinë. Lajmi u raportua nga media turke, ndërkohë që tensionet vazhdojnë të përshkallëzohen në këtë zonë. Zyrtarë qeveritarë dhe ushtarakë nuk e konfirmuan menjëherë këtë lajm, por televizioni turk raportoi të enjten se një autokolonë me 12 kamionë ushtarakë, përfshirë antiajrorë me rreze të shkurtër veprimi, po lëviznin drejt një baze në një qytet në kufi me Sirinë, i cili ka shumë refugjatë sirianë. Raportimet nga agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu”, të mërkurën vonë, flisnin për rreth 30 makina ushtarake, përfshirë armaturë të rëndë, që kishte lëvizur nga kufiri në bazën “Iskenderun” në Mesdhe. Kjo autokolonë më pas u shpërnda në baza rreth kufirit, shoqëruar nga policia dhe xhandarmëria e sigurisë.











